Rreth 200 ushtarë vdesin në Korenë e Veriut nga koronavirusi, Kim Jong Un: Nuk kemi asnjë rast!

Me qindra ushtarë të Koresë së Veriut raportohet të kenë ndërruar jetë si pasojë e Koronavirusit, ndërsa mijëra të tjerë mund të jenë të izoluar. Kështu raportojnë media në Korenë e Jugut, megjithëse liderat diskretë të vendit vazhdojnë t’i qëndrojnë deklaratave të mëparshme se Covid-19 nuk i ka prekur.

Sipas asaj që raporton Daily NK, një organizatë mediatike koreanojugore, virusi korona u ka marrë jetën 180 ushtarëve në janar dhe shkurt ndërsa 3,700 qëndrojnë në karantinë.

Ndërsa, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, Korea e Jugut mund të ketë vënë në karantinë më shumë se 10,000 persona të dyshuar me koronavirus. Prej këtyre, 4,000 ishin liruar pasi nuk shfaqën simptoma.

Gjithsesi, qëndrimi i qeverisë koreanoveriore vazhdon të jetë i njëjti. Vendi i izoluar nga njoftuar se do të mbyllte kufijtë për shtetasit e huaj, por nuk ka pranuar raste të konfirmuara.

Gazeta e kontrolluar nga regjimi deklaronte së fundi se “sëmundja infektive nuk ka hyre ende në vendin tonë”.