Rrefehet 26-vjeçarja e infektuar me koronavirus: Këto ishin shenjat e para që përjetova

Bilanci të prekurve nga koronavirusi po rritet çdo ditë në mbarë botën. Italia është vendi i dytë pas Kines me mbi 10 mijë personatë infektuar, dhe mbi 600 të vdekur, ndërkohë që 8000 persona po mjekohen intesivisht.

Ndërkohë një vajzë 26-vjeçare nga Torino ka treguar në një emision në një kanal italian, eksperiencën e saj të keqe me koronavirusin. Ajo flet për karantinimin e saj të ndarë nga familja.

Ethe e lartë dhe një ftohje e fortë: kështu filloi Erica 26-vjeçare dhe doli pozitive ndaj koronavirusit. E detyruar të izolohet, vajza rrëfeu frikën e dy ditëve të para të qëndrimit e mbyllur vetëm në shtëpi: “Tani kam vetëm një ftohje dhe një kollë. Dy ditët e para ishin më të vështirat, kisha ethe të lartë. Tani edhe e gjithë familja ime është në izolim”.