Reali kontakton Pochettinon

“Los Blancos” duan ta angazhojnë ish-trajnerin e Tottenhamit në vend të Zinedine Zidanet, i cili mund të largohet gjatë verës

Real Madridi është i vendosur ta angazhojë Mauricio Pochettinon për trajner.

Për këtë është i bindur mediumi spanjoll “El Chiringuito”.

“Los Blancos” nuk po mendojnë ta vazhdojnë bashkëpunimin me trajnerin aktual Zinedine Zidane pas këtij sezoni.

Rezultatet e ndeshjeve të fundit ia kanë lëkundur karrigen trajnerit francez, i cili në eksperiencën e tij të dytë në Madrid nuk ka kaluar momente magjike si në të parën.

Andaj, “Zizou” mund t’ia lëshojë vendin ish-trajnerit të Tottenhamit, i cili është i papunë që kur u nda me nënkampionin evropian.

Emri i Pochettinos është lakuar në Madrid edhe në kohën kur ai e drejtonte ekipin londinez.