Reagon nënkryetari i PD: Balla s’ka hallin e shqiptarëve, por të sulmeve të pista politike

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho ka reaguar ndaj sulmeve të Taulant Ballës ndaj opozitës. Spaho shprehet se, prioriteti i tij është sulmi i opozitës me çdo mjet të pistë politik, që shqiptarët të mos kujtohen se paratë e tyre kanë përfunduar në xhepat e shokëve trafikantë droge të Taulant Ballës.

Reagimni i plotë i Spahos

Taulant Balla nuk ka hallin e shqiptarëve. Prioriteti i tij është sulmi i opozitës me çdo mjet të pistë politik, që shqiptarët të mos kujtohen se paratë e tyre kanë përfunduar në xhepat e shokëve trafikantë droge të Taulant Ballës.

Nëse 52 milionë eurot e tenderave të hapur në kulmin e sakrificës së shqiptarëve, do të ishin llogaritur për të lehtësuar përballjen me krizën, sot nuk do të diskutohej buka e gojës për qindra mijëra shqiptarë.

Nuk është koha për sulme politike dhe mashtrime. Jepuni qytetarëve fondet e nevojshme për të siguruar bukën e përditshme!