Reagon Basha: Kjo nuk është aspak mirë! Kjo është shumë e rrezikshme!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas radhëve të gjata të shfaqura ditën e sotme në markete për shkak të vensosjes së orarit të lëvizjes së qytetarëve nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 13:00 të drekës.

Basha shprehet se, kjo gjë është mjaft e rrezikshme dhe zhbën çdo sakrificë të bërë deri në momentet që flasim.

Reagimi i kryetarit Basha

Natyrisht që njerëzit duhet të blejnë gjërat e domosdoshme, duhet të marrin shërbimet esenciale, ju duhet të kryejnë disa pagesa, por grumbullime si këto janë të rrezikshme. Kjo është mënyrë e sigurtë për të përhapur virusin. Të tilla grumbullime zhvlerësojnë çdo sakrificë të bërë deri tani.

Ndaj duhet një analizë objektive, bazuar mbi praktikat më efektive deri tani: Si mund të organizohet dhe zbatohet izolimi dhe distancimi sa më i disiplinuar dhe nga ana tjetër njerëzit të mund të marrin shërbimet jetike POR duke shmangur çdo dalje të panevojshme, radhët e gjata dhe grumbullimet masive.

Asgjë nuk është e lehtë. Por gjithçka duhet bërë që të shmangim dhe ngadalësojmë sa mundemi përhapjen e COVID 19.

Të dashur qytetarë! Qëndroni në shtëpi! Duke respektuar distancimin social, izolojmë virusin. Kështu i japim shans vetes dhe të afërmve tanë ta kalojmë me sa më pak pasoja këtë gjendje dhe t’i rikthehemi sa më parë normalitetit!