Rast i ri me Covid-19, infektohet punonjësja e Drejtorisë Arsimore

Një tjetër paciente e dyshuar ka rezultuar me koronavirus në Fier. Burime bëjnë me dije se e prekur është një punonjëse e Drejtorisë Arsimore Fier.

Banesa e pacientes ndodhet në lagjen 15 Tetori në Fier, ndërsa punonjësit e Bashkisë kanë dezinfektuar jo vetëm pallatin, por të gjithë lagjen ku u testua rasti pozitiv.

Gjithashtu kjo bashki ka dezinfektuar sërish të gjithë qytetin, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës.