Rama tmerrohet nga tubimi popullor, urdhëron zbrazjen e Kryeministrisë

Në orën 17:00 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, presidenti Ilir Meta ka thirrur një tubim mbarëqytetarë në mbrojtje të Kushtetutës.

Tubimi është kundër qeverisë që po kap të gjitha pushtetet dhe beteja e fundit është Gjykata Kushtetuese.

Burime nga kryeministria kanë bërë të ditur për SYRI.net se në kryeministri është dhënë urdhër që të gjithë punonjësit të largohen në orën 14:00.

Ende nuk dihet se pse është dhënë ky urdhër, kur dihet se administrata e mbyll punën në orën 16:00.

Marrja e masave apo frika që punonjësit e kryeministrisë ti bashkohen tubimit, ka bërë që Rama të urdhërojë largimin e punonjësit të tij.