Rama nuk përmbahet as në “vetëizolim”, sulmon mjekun e Urgjencës pse denoncoi skandalin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me dëshminë e mjekut të Urgjencës së QSUT-së, Ilir Allkja, i cili ishte vetëkarantinuar për shkak se kishte vizituar 3 pacientë, pa qenë i veshur me veshjen speciale.

Në drekë Rama deklaroi se është vetëizoluar nga koronavirusi në kryeministri, ndërsa tani në mbrëmje u shfaq para mediave, duke sulmuar mjekun pse denoncoi skandalin tek Urgjenca.

Rama tha se dëshmia e mjekut i ishte dukur e çuditshme dhe se ishte interesuar për të marrë informacione. Rama hodhi poshtë pretendimin e mjekut se nuk ka veshje speciale në spitale, gjë që sipas tij e konfirmon dhe fotoja që vet Allkja ka hedhur në ‘Facebook’. Mes të tjerash Rama theksoi se është shkelje etike që një mjek t’i shërbejë një force politike në këto momente (PD-së).

“Sapo dëgjova për dëshminë e mjekut në fjalë. U interesova menjëherë sepse ishte një dëshmi e çuditshme. Ajo që mora ishte fotografia e mjekut në fjalë, e postuar në faqen e tij nga vet ai. me një tekst dinjitoz që flet për sakrificën e vërtetë për të shpëtuar jetën e pacientëve. Me veshje speciale.

Nuk ka asnjë mungesë zero për veshje speciale që duhet të trajtojë këto raste. po në të njëjtin informacion mora dhe mjekun në jetën e tij private. Jo të thotë “Rama ik’, por të hidhet përpjetë dhe të kërkojë që dhe unë të hidhem përpjetë.

Nëse mjeku si qytetar ka të drejtat e veta dhe bën detyrën e vet, gjë qe se vë kush në dyshim dhe pse është shkelje etike që t’i shërbejë një propagande të caktuar. Pasi mundet që një parti politike të angazhohet në këtë dezinformim skandaloz. Se besoj se ka të paqarta se pse dhe si mundet. Është hera e dytë në kaq pak kohë me tërmetin dje, para pak muajsh, dhe me këtë emergjencë që ka sfiduar botën. S’ndodhin në asnjë vend të botës”, tha Rama.

Të bëhemi bashkë për të mundur Covid19 !

Gepostet von Ilir Allkja am Mittwoch, 11. März 2020