Rama në panik, del nga bunkeri dhe sulmon median dhe opozitën

Rama në panik ka dalë nga bunkeri në Surrel për të sulmuar median dhe opozitën.

Ai ka mbledhur shumë mllef gjatë kohës që qëndronte i mbyllur në bunkerin-shtëpi në Surrel, teksa lëshonte urdhra për mbylljen e vendit cep më cep, pa asnjë strategji apo projekt tjetër.

Rama u shfaq në zyrën e tij pasi kishte bërë një lajmërim në drekë, ku linte të kuptonte se mund të kishte ndonjë propozim të ri për situatën e vështirë ekonomike dhe sociale.

Më kot u gënjyen shqiptarët. Asnjë plan, asnjë projekt, asnjë propozim nuk u tha shqiptarëve.

Vetëm sulmoi gjithë kohës opozitën shqiptare dhe median, pasi i kërkuan që në fillim të kohës të mbyllte kufinjtë dhe të izolonte ata që vinin nga zonat e prekura.

Nuk tha asgjë për shtimin e tamponëve për testim në spitale.

Asgjë as për ventilatorët nëpër spitale.

As për mungesën e pajisjeve mbrojtëse të mjekëve.

As për maskat e skaduara.

As për bizneset e mbyllura që po shkojnë drejt falimentimit.

As për njerëzit që mezi po mbyllin muajin.

As për turizmin që po merr goditje fatale.

Asgjë, asgjë. Vetëm tregoi që presidentja e KE ia paska shtyrë telefonatën.

Një dalje vetëm për të sulmuar, një dalje vetëm për retorikë. I vetmi lajm ishte se është në zyrë. Prej andej vazhdoi të përhapë panik për shqiptarët dhe nuk qetësoi askënd. U krenua vetëm që nuk do i lërë qytetarët të dalin shëtitje.

Jeni në mëshirë të fatit shqiptarë.