Rama le bunkerin dhe del në rrugë, i hakërrehet me duar dhe këmbë të moshuarës: Mos e zgjat…!

247

Kryeministri Rama ka dalë sot nga bunkeri i Surrelit duke u shfaqur në rrugë duke iu hakërryer të moshuarve.

Në një video të siguruar nga Fax News, kryeministri shihet teksa urdhëron duke iu bërtitur të moshuarve me këmbë e me duar, pranë zonës së “Vasil Shantos në Tiranë që të shkojnë në shtëpi.

“A mundësi të shkosh në shtëpi! Shko në shtëpi sepse infekton veten dhe të tjerët.A ka mundësi të ikësh mos e zgjat”, dëgjohet t’i thotë Rama të moshuarës.

Rama shihet pranë qytetarëve pa doreza dhe pa maskë, ndërkohë që rrotull tij janë mbledhur një grumbull i madh qytetarësh.

Kryeministri Edi Rama është shoqëruar në terren edhe nga drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, po ashtu edhe nga kamerat e ERTV-së.