Rama i mashtroi/ Pensionistët sorollaten në sportelet e postës, Pampuri: Rrezikohen nga Covid-19

Janë pamje tronditëse ato të pensionistëve të cilët kanë besuar te fjalët e Ramës se do ua çojë pensionin në shtëpi, por në fakt jo vetëm që kjo gjë nuk ka ndodhur, por edhe në zyrat e shpërndarjes së pensionit ku kanë shkuar nuk kanë mundur të tërheqin pensionin.

Ky fakt është denoncuar edhe nga ish-deputetja e PD-së, Oriola Pampuri, e cila teksa publikon pamjet e pensionistëve të dëshpëruar në sportele, u bashkon edhe premtimin e pambajtur të Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu.

‘Thirrja e trishtueshme e pensionistëve sot, duhet të jetë këmbanë alarmi për çdo Qeveri të përgjegjshme. Ato janë shtesa më e rrezikuar nga përhapja e virusit COVID-19.

Partia Demokratike bën thirrje që pa asnjë vonesë të nisë shpërndarja e pagesës së pensionit në shtëpi për çdo pensionist, si dhe furnizimi me ushqime dhe ilaçe të të moshuarve që jetojnë vetëm apo të të pamundurve për shkaqe invaliditeti dhe janë më të rrezikuarit nëse dalin në rrugë.

Situata kërkon masa dhe veprime të menjëhershme. Në këtë kohe krize, fjalët e bukura të Qeverisë nuk mjaftojnë. Propaganda në kohë krize, nuk ndihmon, por mund të kushtojë jetë.

Media edhe sot ka dokumentuar se realiteti përballë fjalëve të Qeverisë nuk përputhen!’