Qytetari denoncon te Berisha dy raste me coronavirus në Kavajë!

Ish-Kryeminuistri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, në Kavajë janë dy raste me koronavirus, të cilët po mbahebn në spitalin e Kavajës.

Ndërkohë, Berisha shkruan se, dënon me ashpërsinë më të madhe qëndrimet e papërgjegjshme dhe kriminale të Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnisë ndaj rastit që ndërroi jetë në Durres, të cilin vetëm pas tre ditësh vendosën ta transportojnë por ajo vdiq rrugës.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Denoncon dy raste me coronavirus ne Kavaje!

Mjeket nuk kane mjetet mbrojtese personale per tu kujdesur per te semuret.
Kosova pa asnje rast me koronavirus cakton nje fond prej 10 milion euro, Edvin Çekapi ndonese flitet per qindra te infektuar ka caktuar vetem 1 milion euro.

Ai dhe Ndrikull Hajnia shperndane maskat e skaduara 9 vite me pare dhe mashtrojne ne menyre kriminale se ato jane efektive.

Denoj me ashpersine me te madhe qendrimet e papergjegjshme dhe kriminale te Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnise ndaj rastit qe nderroi jete ne Durres, te cilin vetem pas tre ditesh vendosen ta transportojne por ajo vdiq rruges.

Duke shprehur ngushellimet e mia familjes shtoj se qendrimi ndaj rastit mund te kete pasoja potenciale per perhapje ne progresion gjeometrik te epidemise ne qytetin e Durresit.

Shpreh mbeshtetjen dhe solidaritetin tim te plote me personelin shendetesor, mjeke, infermiere, sanitare qe punon sot ne kushtet me te veshtira te nje çorganizimi te organizuar pa mjetet me minimale te mbrojtjes per tu perballur me epidemine e koronavirusit.

Paralajmeroj ata “specialiste” qe behen ne media zedhenes te manipulimeve dhe mashtrimeve te Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnise se po shkelmojne mbi prefesionin e tyre, betimin e mjekut dhe kryejne nje krim te rende penal, moral dhe profesional me pasoja shume te renda per shoqerine.

Ju uroj sherim te semureve me koronavirus dhe ju bej thirrje qytetareve te zbatojne me rigorozitet dhe jashte çdo paniku te gjitha regullat e OBSH te bera publike te OBSH ne mediat e vendit.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Doktor ajo qe ju thash mbrem eshte e vertete!
Ne Kavaje ka dy raste e po i mbajne ne Spital… se kuptoj pse i mbajn ne spitalin e Kavajaes kur ai spital ska as invektiv asgje.

Nje burre ulerinte ne korridore me sa kishte ne koke sepse nuk e prekte njeri me dore doktor pasi nuk kane veshje dhe kane frike se mund ti ngjisi virusin.

Ambulancat e Kavajes nuk e transportonin per ne Tirane per arsye se nuk kane asnje kusht minimal dhe mungon çdo aparaturë. Kaos