Qeveria e pranon: Mjeku në Durrës i infektuar me koronavirus nga 73 vjeçarja

Viktima e parë nga koronavirusi u shënua në spitalin e Durrësit ku humbi jetën një 73 vjeçare. 73 vjeçarja kishte ardhur nga Italia dhe kishte qëndruar në një dhomë me 2 paciente të tjera të cilat rezultuan pozitive.

Ndërkohë iu gjithë stafi mjekësor i spitalit që i kishte shërbyer 73 vjeçares iu nënshtruan analizave laboratorike. Sipas Ministrisë së shëndetësisë nga 39 mostra të marra të mjekëve, infermierëve, pacientëve vetëm 1 mjek rezultoi pozitiv.

Ai nuk ka simptoma por aktualisht qëndron i vetëizoluar dhe po hetohet për më tej.

Mjeku është infektuar nga 73 vjeçarja që ka qëndruar për 3 ditë në spitalin e Durrësit ndërkohë që Ministria e shëndetësisë ka pranuar sot infektimin e një prej stafit mjekësor.

Nuk dihet ende se me sa persona ka qenë në kontakt ky mjek, sa ka vizituar etj, përveç familjarëve dhe rrethit të tij miqësor.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë

“Siç ju kemi bërë të ditur në daljet e mëparshme, pas testimit të kampionit të parë të 50 mjekëve dhe infermierëve në spitalin e Durrësit të cilët rezultuan negativë, ISHP ka vazhduar me gjurmimin e kontakteve, marrjen dhe testimin e mostrave të reja të stafit mjekësor në Spitalin Rajonal Durrës.

Në bazë të rezultateve që tashmë kanë dalë, nga kampioni i dytë i mostrave të marra, 39 mostra të mjekëve, infermierëve dhe pacientëve, vetëm 1 mjek rezulton pozitiv, i cili nuk ka simptoma, aktualisht është i vetëizoluar dhe po hulumtohet më tej. Gjithsej janë kryer 89 testime në spitalin e Durrësit.

Nga numri total i të prekurve nga COVID-19 janë 25 persona të vetëizoluar në gjendje të mirë shëndetësore dhe 177 të vetëkarantinuar.

Dua tju bëj thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi. Të kufizojmë rrezikun sa më shumë të jetë e mundur!“.