Punonjësja e Hipotekës infektohet me koronavirus…

Mes 9 personave të prekur me koronavirus në qytetin e Korçës është dhe një punonjëse e Agjencisë së Kadastrës, çka ka sjellë që të gjithë punonjësit e kësaj drejtorie të vetë-karantinohen.

Mësohet se të gjithë punonjësit e kësaj zyre janë duke punuar nga shtëpia.

Punonjësja Hipotekës ka rezultuar si pozitive ndaj testit të COVID-9, për pasojë edhe pjesa tjetër e stafit është futur në karantinë për të penguar përhapjen e koronavirusit.

Zyra e Hipotekës mësohet se do të pranojë aplikimet dhe dokumentacioneve vetëm nëpër mjet e-Albania.