Premtimi i Trump: Amerika do hapet shumë shpejt, të ishte për mjekët…

Presidenti amerikan, Donald Trump u zotua se SHBA do të hapet shumë shpejt. Trump tha se vendi do i kthehet jetës normale, duke izoluar vetëm disa pika të rrezikshme, ku ka dhe një përhapje më të madhe të koronavirusit.

“Amerika do të hapet sërish dhe shumë shpejt për biznes. Shumë shpejt”, tha ai.

“Të ishte për mjekët, ata do e mbanin mbyllur. Ata do e mbyllnin gjithë botën”, tha Trump.

Më herët presidenti amerikan shkroi: “Ne nuk mund të lejojmë që kura të jetë më e keqe se vetë problemi. Në fund të 15 ditëve do të marrim një vendim”.

Ekspertët druhen se mbyllja e vendit do ketë pasoja katastrofike ekonomike dhe sociale. Kurse ekspertët e shëndetësisë thonë se nëse vendi hapet, koronavirusi do shkaktojë shumë viktima. Midis të dyjave, duket se Trump është duke marrë parasysh të dytën.