“Po veproni si kryeministër”, përgjigjja e Bashës: Zero politikë! Jam i shqetësuar si prind, si familjar, si bashkëqytetar…

Pyetje: Ka patur deklarata z. Basha se po veproni dhe po artikuloni si kryeministër. Si ju bëjne te ndiheni keto deklarata?

Lulzim Basha: Detyra ime sot është të bëjë gjithccka si kryetar i opozitës, si kryetar i Partisë Demokratike, si prind, si bir i dy prindërve, si familjarë, si bashkëqytetari yt dhe qindra mijera te tjerëve në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë, të jap kontributin tim ne gjithë këto aspekte që ta kalojmë sa me lehtë dhe me sa më pak pasoja. Gjithccka tjetër sot për sot nuk më intereson dhe nuk eshtë fare në fokusin tim.

Në qoftë se njerëzit e vleresojnë këtë përpjekje pa diskutim qe kjo më ben te ndihem mirë. Por ajo qe po bëj është maksimumi sipas vlerësimit tim, bashkë me ekipin shendetësor, ekipin ekonomik dhe ekipin e ekspertëve të ccështjeve te sigurisë kombëtare, te cilët po kështu ndonëse jane te padukshëm edhe per shkak te rrethaneve ne te cilat operohet po bëjnë një punë të jashtezakonshme nga mëngjesi deri ne darkë, 7 ditë ne jave qe opozita, PD te jetë në lartësinë e detyrës dhe pritshmërite për ccdo shqiptar.

Sot ne kemi një interes: shëndeti, sigurua dhe mirëqenia e ccdo shqiptari. Sot të gjithë shqiptarët për ne janë vëllezër e motra dhe nuk shohim absolutisht asnjë ndasi politike dhe kemi zero motive politike në këto qe po bëjnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here