Pipero jep mesazhin e fortë: Respektoni vetëm këto tre fjalë magjike!

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka bërë një shënim në rrjetin social Facebook duke theksuar se, gjithçka ndryshoi në vend pas konfirmimit të rastit të parë më koronavirus.

Pipero shkruan në Facebook se mjekët janë në radhën e parë të atyre që po luftojnë me koronavirusin duke theksuar se, është koha që të luftojmë sëbashku.

Postimi i plotë

Sot per te gjithe ne nuk eshte nje dite ndryshe, ajo filloi dite me pare, filloi diten qe ne vendin tone u konfirmua rasti i pare me Coronavirus. Ishte apo nuk ishte i pari kjo ka pak rendesi, e rendesishme eshte qe ate e kemi tek ne si kudo tjeter ne europe dhe ne bote!

Degjoj shume pyetje qe fillojne me PSE! Mos pyesni ju lutem Pse?? Duhet se bashku ta veprojme sot, dhe te vazhdojme neser, neser e me tutje, deri sa ta mundim kete epidemi. Se bashku po, se bashku ja dalim!

Sot shume kush nga ju ka pyetur, cfar ndodhi mbreme, cfar ndodhi naten, cfar do ndodhe sot? E drejte! Njerezore eshte! Mes nesh ka frike, por nuk duhet te kete kurre panik. Paniku eshte aleati me i mire i ketij virusi.

Ky virus ka frike vetem kujdesin, vemendjen, maksimalizimin e kapaciteteve, mbeshtetjen e bluzave te bardha! E sidomos disiplinen!

Sot ju keni shume pyetje, dhe keni shume te drejte. Ne kemi folur cdo dite me ju, jua kemi thene te gjitha besoj!

Nuk e di sa na keni kuptuar, nuk e di sa jua kemi spjeguar, nuk e di a na keni degjuar te gjithe, POR na besoni, nuk ju kemi fshehur asgje!

Natyrisht rastet jane shtuar dhe do shtohen, eshte vetem fillimi, por mos u trembni nga shifrat, ato ju sherbejne statistikave, epidemite kane ligjesite e tyre, ne duhet te dime ti perballojme dhe te zvogelojme demin!

Mos na paragjykoni sot ju lutem, as ne bluzat e bardha dhe as institucionet tona, kini durim, se bashku do ja dalim. Ka kohe per te na gjykuar!

Sot nuk eshte nje dite ndryshe, edhe pse ndryshon shume nga dje, dhe ju vazhdoni te keni shume pyetje, per te cilat une kam vetem nje pergjigje:

Kufizoni levizjet, kufizoni takimet, kufizoni vizitat dhe respektoni tre fjale magjike, vetem tre: Lani. Duart. Tuaja!