Pezullim apo anulim për check up?, Basha: Rëndësi ka që paratë të mos shkojnë për oligarkët, por për pajisje

Kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh se nuk ka rëndësi nëse check up është pezulluar apo anuluar, por me rëndësi është që paratë të mos shkojnë për oligarkët, po për të blerë pajisje për mjekët dhe qytetarët.

Pyetje: Zoti Basha kam një lajm të keq për ju. Në twitter Ministrja e Shëndetësisë thotë: fake news, check up nuk është anulluar, por pezulluar deri në rikthimin e normalitetit deri kur njerezit të kontrollojne falas gjendjen e tyre shëndetësore?

Lulzim Basha: Ky nuk është lajm i keq për mua. Nëqoftëse është lajm i keq, është lajm i keq për qytetarët. Por pak rendesi ka se nuk jemi këtu për të bërë lojra fjalësh pezullohet apo anullohet. E rëndësishme është që paratë të mos të shkojnë për një koncension shumë të përfolur korruptiv.

Pyetje: Por nuk është anulluar është pezulluar a mjafton kjo për ju?

Lulzim Basha: Nuk jam këtu për të bërë lojra fjalësh. E rëndësishme është që paratë që shkonin për një nga këta 10 oligarkë të shkojnë tani për kontrolle, për të blerë kite testuese, për të blerë pajisje respiratore, për të blerë pajisje mbrojtëse për mjekët dhe paratë e 10 oligarkëve të tjerë apo 9 oligarkëve të tjerë të shkojne për të ndihmuar njerëzit në nevojë, të shkojnë per t’i dhënë frymëmarrje ekonomisë në mënyrë që të mos mbytet ekonomia nën peshën e koronavirusit.

Këto janë pra tre masat që na kërkuat, janë personeli shendetesor, shtresat në nevoje dhe ekonomia. Këto jane tre prioritet, këtu duhet të jetë gjithë fokusi, gjithë energjia e qeverisë dhe këtu janë të gjitha propozimet tona, këtu është e gjithe alternativa jonë, këtu është e gjithë ekspertiza dhe vëmendja jonë dhe e imja personalisht.