Pele: Cristiano është më koherent se Messi…

Cili është më i mirë, Cristiano Ronaldo apo Leo Messi?

Sipas legjendës së futbollit, Pele, më i mirë është portugezi. “Mendoj se në futbollin aktual Cristiano është më i miri. Ai më duket më koherent. Natyrisht, nuk mund të harrohet Messi, por nuk është një finalizues si Cristiano”, ka deklaruar braziliani.

Për pyetjen se kush është më i miri në histori, Pele nuk e ndryshon variantin. “E vështirë, sepse nuk mund të harrohen Zico, Ronaldinho dhe Ronaldo. Europa ka patur lojtarë si Beckenbauer dhe Cruyff. Nuk kam faj që unë kam qenë më i miri”.