Pasojat mendore nga koronavirusi, OBSH jep rekomandimet e nevojshme

Situata e krijuar tashmë në gjithë botën nga përhapja e koronavirusit, i ka krijuar njerëzve ndjesinë e frikës, ankthit dhe panikut, ku si pasojë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar një dokument mbi shëndetin mendor dhe trajtimin e stresit gjatë shpërthimit të koronavirusit.

Disa nga rekomandimet e OBSH përfshijnë:

1-Shmangni shikimin, leximin ose dëgjimin e lajmeve që mund t’ju bëjnë të ndiheni në ankth ose shqetësim.

2-Kërkoni informacion kryesisht për të ndërmarrë hapa praktikë për të përgatitur planet tuaja dhe për të mbrojtur veten dhe të dashurit.

3-Kërkoni azhurnime të informacionit në kohë të veçanta gjatë ditës një ose dy herë.

Një rrjedhë e papritur dhe pothuajse e vazhdueshme e raporteve të lajmeve për një përkeqësim të situatës, mund të bëjë që dikush të ndjehet i shqetësuar.