Pas reagimit të PD, pezullohet koncesioni i Check Up

Pas reagimit të Partisë Demokratike, është pezulluar koncesioni i Check Up-it.

Burime të Klan pranë Ministrisë së Shëndetësisë thanë se ky koncesion është pezulluar për një afat të pacaktuar.

Koncesioni i Check Up, që nisi punë në Shkurt të vitit 2015 dhe ka një afat 10-vjeçar.

PD i ka kërkuar qeverisë që të pezullojë të gjithna koncesionet dhe PP-të për të përballuar situatën e koronavirusit.

Ndërsa ish-deputetja Albana Vokshi i është përgjigjur sot pretendimeve të Edi Ramës se ne nuk kemi miliarda.

“Milionat vërtetë nuk bien nga qielli, siç thotë Edi Rama, por edhe tek Vilma Nushi nuk ka pse i çon. Nëse ka vullnet, Edi Rama ka ku i gjen paratë për të përballuar krizën”, deklaroi Vokshi.