Paketa “Basha” për shpëtimin e vendit, 90 milionë euro në muaj, Rama e refuzon, zgjedh oligarkët

Kryetari i opozitës, Basha ka sqaruar në një intervistë në Zonë e Lirë se paketa e shpëtimit të vendit e propozuar nga opozita kushton vetëm 90 milionë euro në muaj.

Basha tha se paketa për shpëtimin e vendit kushton 25 milionë ëueo, ndërkohë që Rama vetëm me një të rënë të lapsit ka firmosur lëvrimin e 22 milionë eurove brenda 48 orëve.

Basha hodhi poshtë mahstrimin e Ramës sipas të cilit paketa e paraqitur nga opozita kap shifrën e mbi 1 miliardë eurove.
Basha deklaroi se duhet vepruar me shpejtësi dhe nuk duhet humbur kohë për të zbatuar paketën e shpëtimit, pasi kostoja që do të paguhet me vonë do të jetë mjaft e madhe.

Basha deklaroi se paketa e paraqitur nga Rama nuk është e vërtetë përsa kohë nuk ka një detajim se ku do të shkojnë ato fonde që propozon qeveria. Kryetari i opozitës tha se do të vazhdojë të ushtrojë presion ndaj qeverisë për të marrë masat që shpëtojnë ekonominë e vedit dhe bizneset.