Numri i viktimave në Itali mund të kalojë të Kinës brenda pak ditësh

Numri i viktimave nga coronavirusi në Itali për një ditë ka shkuar në 345, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2,503, deklaron Agjencia e Mbrojtjes Civile.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i rasteve nga virusi në Itali ka shkuar në 30 mijë, nga 27 mijë që kur u raportua nga dita e djeshme, me një përqindje prej 12.6, që konsiderohet si shkalla më e ngadaltë në rritje, prej se u shfaq virusi më 21 shkurt në Itali.

Raportohet se Italia është vendi evropian më i goditur nga coronavirusi.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) e ka përshkruar pandeminë e coronavirusit si përcaktimin e krizës globale shëndetësore të kohës sonë dhe u bëri thirrje vendeve të testojnë të gjitha rastet e dyshuara të COVID-19.

Në nivel global, virusi ka infektuar pothuajse 180,000 persona, ndërsa 7,000 të tjerë kanë ndërruar jetë. Sipas OBSH-së, 80 mijë persona janë shëruar.