Një mesazh human nga Donika Bardha!

Ilir KADIA

“Nese ka njeri qe ka nevoj per ushqime, me pa mundesi ti blej, per arsyje te ndryshme, me thoni, dhe do ti sielle. Me qene se jam ne kembe, duhet te jete ne qender te Tiranes. dhe i le jashte deres. Do ruaj konfidencialitetin. (me co mesazhe ne messanger)”

Ja kaq shkroi e bija e Ekrem Bardhës në Facebook!Pak fjalë për të shpalosur zemrën e madhe dhe të bardhë si Maja me borë e Gramozit!

Dardha bie nën dardhë, thonë asaj ane ku kam lindur!Është bijë e të atit që shkriu pasurinë duke lobuar për çlirimin e Kosovës asaj Amerike! Shihni sytë e Donikës!Një çast dhe dukesh sikur ke thithur tërë oksigjenin e qiellit mbi malet e Shqipërisë!

Miq që jeni jashtë Shqipërisë,e keni merak prindërit e vetmuar, jepjani adresën në inbox Donikës dhe ajo si një pëllumb i bardhë do u çojë ndihmën e do u lërë tek dera!Ju pastaj telefononi babain a nënën e vetmuar dhe thuajini:”Hape derën nënë!Baba!”

Donika Bardha do ketë zbritur shkallët! Të gjithë mund t’a bëjmë këtë por e bija e Ekrem Bardhës e bëri e para!