Nisin testimet e para të vaksinës kundër virusit, kreu i OBSH: Arritja e jashtëzakonshme

Ndërsa vendet në mbarë botën vazhdojnë të luftojnë pandeminë globale në vazhdim të coronavirusit COVID-19, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë njoftoi se testimet e para të një vaksine që mund të ndihmojë në trajtimin e kësaj fatkeqësie më në fund kanë filluar.

Siç ka sqaruar Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, përcjell Telegrafi, ky proces u iniciua rreth dy muaj pasi u ndanë sekuenca gjenetike të patogjenit, të cilën ai e përshkroi si një “arritje të jashtëzakonshme”.

“Shumë teste të vogla me metoda të ndryshme mund të mos na japin provat e qarta, të forta që na duhen për të cilat trajtime ndihmojnë për të shpëtuar jetë”, njoftoi Dr. Tedros, duke zbuluar se OBSH filloi një studim të madh ndërkombëtar të quajtur “Eksperimenti i Solidaritetit”, qëllimi i të cilit është për të përcaktuar se cilat trajtime janë më efektive.

Kreu i OBSH-së shtoi gjithashtu se Argjentina, Bahreini, Kanada, Franca, Irani, Norvegjia, Afrika e Jugut, Spanja, Zvicra dhe Tajlanda tashmë kanë konfirmuar qëllimin e tyre për t’u bashkuar me këtë iniciativë, dhe ka shprehur shpresë se vendet e tjera mund të ndjekin këtë kërkesë.