Nga Rama nuk pres këshilla për higjenën, por llogaridhënie për masat e munguara

Adriana KALAJA

Kur nga telefoni i kryeministrit Edi Rama u dërguan sms drejt numrave të telefonave të lëvizshëm dhe u fut në mënyrë të pa autorizuar në mes të bisedave të qytetarëve të ndryshëm, në lidhje me plotësimin e disa rregullave të higjenës për shkak të Convid 19, nuk e di a u mërzitën më shumë ata që NUK i shkuan sms-të dhe ndërhyrjet në telefon apo, ata që i shkuan këto të fundit.

Unë bëj pjesë te ata qytetarë që më nervozoi fakti që në dy nga tre numrat që unë disponoj, më jepen këshilla për higjenën personale.

Pse do thoni ju?
Së pari, higjena personale është kulturë që manifestohet në çdo moment dhe nuk mund të këshillohet nga individë të cilët qoftë EDHE nga pamja nuk i kanë raportet e mira, për së brëndëshmi me higjenën që në kohë të hershme.

Po kur nuk ka ujë, megjithëse çmimi u rrit me qëllim ujin 24 orë nga trashëgimtari i fronit, Kryetari i Bashkisë Veliaj, me çfarë do i lajmë DISA HERË duart?

Së dyti, duket qartë se shkruesi i mesazhit ka probleme të theksuara me arsimin në përgjithësi dhe drejtëshkrimin në veçanti, përsa kohë që dukshëm mungonin Ë-të dhe Ç-të në sms.

Së treti, nga qytetari Edi Rama unë nuk pres këshilla për higjenën (kur akoma del ne publik me thonjë të paprerë dhe si duket e ka fat të lidhur me vitin 1998) por, nga Kryeministri Rama pres që në mënyrë Institucionale dhe jo me video live nga bunkeri i Surrelit, të japë llogari se:

a. Pse nuk u bë një kontroll i detajuar në të gjithë pikat e hyrjes së kufirit kur u dha informacioni për rastet me Convid 19 në shtetin fqinj?

b. Pse nuk u nxorën nga sistemi TIMS lista e të gjithë shtetasve shqiptarë dhe jo vetëm që ishin kthyer nga zonat e prekura dhe jo kjo të bëhej me shoë të shëmtuar me ushtri dhe polici të armatosur nëpër rrugë?
c. Pse nuk u ngrit qëndra e karantinës ashtu si u premtua por, të prekurit u karantinuan në qëndra spitalore ku kishte dhe të sëmurë të tjerë?

Së katërti, nga kryeministri Rama pres që në menyrë Institucionale, në një kohë që si pasojè e keq qeverisjes largoi mijëra mjekë dhe infermierë, të më sqaroje se:

a. Kush janë masat e mara nga qeveria për parandalimin e përhapjes së këtij virusi?
b. Kush janë masat mbrojtëse për personelin mjekësor, që numri i mjekëve të infektuar mos pësojë rritje?

c. A janë marë masat e nevojshme për bazën materiale nëpër qëndrat spitalore për përballimin e situatës si, aparare aspiratore, tampone, maska të paskaduara dhe çdo gjë tjetër e nevojshme?

Së pesti, përpara se të na përplasni në fytyrë gjobat, ku ne disa raste në shkelje të akteve ligjore janë në monedhë të huaj dhe burgun, duhet të me sqaroni se a do ketë një akt ligjor ku të parashikohen:

a. Pezullim të gjithë detyrimeve fiskale për personat juridikë, fizikë dhe individët kjo duke mbajtur në konsideratë që në datën 14 të çdo muaji bëhet pagesa e TVSH-së (data 17 për muajin mars), në datën 20 të çdo muaji bëhen pagesat për kontributet e sigurimeve dhe tatimin në burim etj., si dhe me datë 31 mars është data e dorëzimit të Pasqyrave Financiare;

b. Pezullim të gjithë detyrimeve të kredive për personat juridikë, fizikë dhe individë;
c. Reduktim deri ne subencionim te plotë nga shteti të faturave të ujit dhe dritave;
d. Krijimin e lehtësirave fiskale për persona juridikë që prodhojnë artikuj të shportës;

dh. Dhënien e produkteve të shportës falas familjeve që nuk kanë asnjë të ardhur në këtë situatë;
e. Pagesën e një prej familjarëve të cilët duhet të qëndrojnë me fëmijët;

ë. Bono për profesionet e lira në varësi të xhiros së deklaruar;
f. Stimulimin e kredive me interes 0 për biznese që e kanë të nevojshme dhe të pamundur pezullimin e aktivitetit;
g. Leje e detyruar me pagesë për familje me fëmijë apo me prindër që kërkojnë shërbim shëndetësorë;

i. Kufizimin e një pjesë të konsiderueshme të shumës së planifikuar për konçensionet në shendetësi, si fond për shpërblimin e personelit mjekesor dhe si fond për parandalimin e përhapjes së virusit dhe minimizimin e ndikimit në jetën sociale.