Në Europë po testohet, përse mos ta provojmë dhe ne? Akademiku: Nuk mjafton mbyllja në shtëpi

Akademiku Artan Fuga në një shkrim në rrjetet sociale ka hedhur idenë, që njerëzit të provojnë Chloroquinen, një ilaç që ka rezultuar efikas kundër koronavirusit dhe shton se vetëm izolimi nuk mjafton.

Fuga shkruan se në Evropë po testohet dhe shton se po të kishte simptoma dhe nëse mjeku e siguronte se medikamenti nuk është i kundërindikuar nga probleme shëndetësore personal, do t’a lejonte që t’a provonte

“Përse të mos e provojmë edhe ne Chloroquine-n?

Në Europë po testohet. Përse të mos kontribuojmë edhe ne? Se vetëm me mbyllje në shtëpi nuk mjafton kontributi!

Ne jemi me të tjerët, por edhe të tjerët kanë nevojë për ne!

Cfarë do humbasim? Asgjë!

Jemi mësuar me qofte ke daja! Ata prodho ilaçe ne gëlltit ilaçe! Dhe pastaj na duket sikur jemi vetëm!

Unë them me veten time që mjekët tanë duhet t’a kenë lejen ta provojnë! Nën kontroll, me procedura rigoroze.

Unë nuk marr vesh fare nga mjeksia! Por shoh që spitalet europiane po shtohen nga minuta në minuta që e provojnë! Kaq di unë, se mos është fusha ku ushtroj profesionin dhe nuk e bëra!

Unë vetë po të kisha simptoma dhe nëse mjeku më siguronte se medikamenti nuk është i kundërindikuar nga probleme shëndetësore personal, do t’a lejoja t’a provonte.

Cfarë do humbja? Apo të më bëheshin mushkritë si shpretka viçi të pjekura!

Për të tjerët, nuk marr asnjë përgjegjësi!

Ate e di mjeku, spitali, shteti!

Por, që të lidhemi me spitalet europiane që po e provojnë – kjo është detyrë imediate e ministrisë të shëndetësisë!

Çdo sekondë e humbur do të ishte një budallik, një izolim idiotesk, një paranojë frike.
Hapuuuuuni! Informacioni është shpëtimtar!”, shkruan Fuga.

Shënim: Mjekimi i përdorur prej shumë kohësh me klorokinë kundër malaries ka treguar se është efikas edhe për shërimin nga koronavirusi. Kështu është shprehur të martën për AFP-në Didier Raoult, drejtor i Institut Mesdhetar për Infeksionet në Marsejë, duke u mbështetur në rezultatet e një studimi klinik kinez.

“Ne dimë tashmë se klorokina ishte efikas in vitro kundër këtij koronavirusi të ri dhe vlerësimi klinik i bërë në Kinë e konfirmoi një gjë të tillë”, shpjegon profesor Raoult, specialist i njohur i sëmundjeve infektive, duke komentuar publikimin e parë mbi këtë studim klinik të tre studiuesve kinezë në revistën BioScience Trends. “Përfundimisht, ky infeksion është, ndoshta, më i thjeshtë dhe më pak i kushtueshëm për t’u mjekuar se të gjitha infeksionet virusale”, shton ai.