Ndërron jetë nga Covid-19 aktori i njohur amerikan (Foto)

Mark Blum, një ndër aktorët më të njohur të skenës në Nju Jork, gjithashtu pjesëmarrës me role në filma si “Desperately Seeking Susan” dhe serialin televiziv në Netflix “You”, ka ndërruar jetë për shkak të komplikimeve nga koronavirusi.

Ai ishte 69 vjeç. Vdekja e tij u njoftua nga kompania “Off Broadway Playwrights Horizons”, ndërsa nuk vonoi shumë që SAG-AFTRA të konfirmonte lajmin.

“Ai ishte një aktor i mrekullueshëm dhe një njeri shumë i mirë dhe i sjellshëm”, ishte ky mesazhi i Rosanna Arquette në Twitter, me të cilën Blum bashkëpunoi në “Desperately Seeking Susan”. Disa nga shfaqjet e Bloom në Broadway përfshijnë: Gore Vidal’s The Best Man (2012), Lost In Yonkers (1991), The Assembled Parties (2013) etj.

CD 02 Mark Blum

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here