Mjeku i njohur: Një pyetje problematike për Task Force dhe kolegët infeksionistë

Nga Prof. Gëzim XHEPA

Një pyetje problematike për Task Force-n dhe kolegët infeksionistë: Mjekët që shërbejnë pranë të sëmurëve me risk të lartë për jetën, në rast se infektohen nga koronavirusi, nëse janë mbartës simptomatikë, sa i rrezikojnë të sëmurët që u shërbejnë?

A është e mjaftueshme maska për të mbrojtur të sëmurët e tyre nga infektimi?

Duhet të mbahen nën kontroll periodik këta mjekë me tampon dhe cilët janë intervalet më perfekte të kontrollit të tyre?

Sqaroj që ky problem nuk është teorik apo i supozuar, por është pyetje që më lindi nga rast real!

E nderuara Task Force qeveritare, mos harroni se nuk jemi vetëm në shërbim të të sëmurëve, por dhe risk për infektimin e një kontigjenti tepër të rrezikuar nga koronavirusi!

Shpenzimet për kontrollin skrupoloz tonë nuk janë investime për jetën tonë, që është treguar se sa pak vlen në kohë të mirë në këtë tokë, por investim për frenimin e përhapjes së virusit në kontigjente problematikë të popullatës, duke prodhuar viktima!