Mjeku, 10 pyetje Ramës: Lere monologun shterpë, në çfarë drejtimesh është bërë ndarja e…

Mjeku Petrit Vargu ka reaguar me një status në Facebook në lidhje me masat që po merr qeveria për frenimin e koronavirusit në Shqipëri.

Në shkrimin e tij doktori i bën 10 pyetje kryeministrit Rama përsa i përket masave dhe ku çalojnë ato, sipas tij.

Nga logjistika deri tek koncesionet Vargu rëndit një sërë problematikash që shoqërojnë parandalimin ndaj pandemisë.

Postimi i plotë

I nderuari kryeministër përtej analizave të rracave që ju përmendët në monologun shterpë me popullin doja t’ju pyesja (përveç ritualit të drejtë të marrjes së masave)si më poshtë vijon:

1.Në çfarë drejtimesh është bërë ndarja e fondeve.

2.A do të bëjmë tampone në gjithë Shqipërinë apo na mjafton që mediat të na sinjalizojnë për shtrirjen e hartës.

3.A do të bëni një prokurim të drejtë për marrjen e respiratorëve në mënyrë sa më të shpejtë dhe cilësor.

4.A do të merren antiviralet që kanë dhënë sukses sot në botë ,apo do të vazhdohet me antiviralet që ofronë firmat farmaceutike Shqipëtare prej vitesh dhe që nuk dhanë sukses në Itali.

5.A do të vijë ndonjë mjek Kubanez apo Kinez që janë pararoja e botës në këtë luftë apo na mjaftojnë 3 profesorat shqiptare pa eksperiencë ne këtë luftë.

6.A do të izolohen hermetikisht kufijtë e Shqipërise apo deri diku do të izolohen.

7.A do ti anullosh të gjitha konçesionet dhe tenderat dhe gjithë buxheti të vihet në shërbim të kësaj gjëndjeje të jashtëzakonshme .Nese nuk e bënë pse qahesh që jemi vendi më i varfër në botë o rrace arjane.

8.A mund të bësh ndryshime në strukturën e shëndetësisë ku në vend te rilindasve të vendosen socialist të mençur e të ditur pasi elektorati që thua ti PS ka votuar jo këto figura te spjerdhura.

9.A ka dezinfektim ky vend, apo ai bëhet vetëm kur ka një kamer nga prapa.Ne asnjë institucion publik nuk bëhet dizifektim i organizuar nga shteti,sa është fondi për këtë sektor dhe çfarë dizifektandësh përdoren?

10.Pushteti lokal a ka marrë ndonjë masë apo gjithçka varet nga ju dhe askush nuk mund të eklipsoje dukjen tuaj naive,dikur pranë përkrenares së Skenderbeurt sot pranë Ismail Qemalit,shpresoj që nesër jo pranë…

petrit vargu