Mjekët kinezë alarmohen me masat në Itali: Nuk e keni kuptuar se me çfarë keni të bëni. Ndaloni të gjitha…

Ndërkohë që numri i viktimave ka shkuar në 3405 nga COVID-19. Vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 427 persona mes tyre edhe 5 mjekë të tjerë.

Kina e cila ishte vatra e koronavirusit dërgoi dje në Itali një grup mjekësh dhe pajisje mjekësore për t’i ardhur në ndihmë një vendit më të prekur nga koronavirusi në botë pas saj.

Teksa bënë një xhiro në Lombardi ata u shprehën të pakënaqur me masat që njërëzit kishin marrë duke I neglizhuar pothuajse fare ato.

Më vonë një një deklaratë për shtyp me Presidentin e Lombardisë Attilio Fontanan, ata kanë kërkuar masa edhe më të rrepta sesa ato që janë marrë deri më tani nga qeveria.

”Ju me sa duket akoma nuk e keni kuptuar se me çfarë keni të bëni. Ne shohim që në Milano ka akoma qytetarë që lëvizin rrugëve, ka njerëz në hotele, ka edhe metro që punojnë. Dhe më e keqja, njerëzit nuk mbajnë maska”, theksoi mjeku i ekipit të Kryqit të Kuq kinez.

“Ne në Wuhan iu bindëm rregullave derisa arritëm të ulim numurin e infeksioneve. Ndaloni të gjitha aktivitetet dhe lëvizjet. Duhet të rrini në shtëpi, ndryshe nuk ndalon kjo epidemi. Vetëm nëse do të arrijmë të zbatojmë rreptësisht karantinën, mjekët do të kenë mundësi që të përballojnë të gjithë rastet që kanë në spitale”, shtoi ai.