Mjekët amerikanë: Pas 45 ditëve pritet piku i infektimeve, do të bëhet më keq para se të bëhet më mirë

Gazetari Harbi Aliaj zbardh detaje të frikshme nga SHBA, lidhur me situatën globale të krijuar nga COVID-19.

Në një lidhje me “Skype” në News24, gazetari Aliaj tha se mjekët amerikanë parashikojnë që piku i të infektuarve dhe viktimave me COVID-19 do të arrihet pas 45 ditësh. Sipas këtyre të fundit, do të bëhet më keq, përpara se të bëhet mirë.

“Autoritet janë shprehur se sa më shumë të shmangen grmbullimet, aq më pak përhapet virusi. Qytetarët janë dyndur në dyert e supermarketeve, për të blerë ushqimet e tyre të përditshme. Të gjithë firmat kryesore i kanë furnizuar për të bërë shpërndarje te klientët e tyre.

Ka shumë panik në rrugët e vendit, qytetarët janë futur në shtëpitë e tyre për të bërë të mundur mospërhapjen e virusit. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 100 raste të reja, ndërsa doktorët thonë se do të arrihet piku i infektimeve pas 45 ditëve. Mjekët shprehen se do të bëhet më keq, përpara se të bëhet më mirë.