Mijëra qytetarë në protestë në mbrojtje të kushtetutës

Mijera qytetarë nga gjithë vendi i janë bashkuar ditën e sotme tubimit të thirrur nga presidenti Ilir Meta që do të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Në disa pronocime për Fax News qytetarët me mimoza në duar dhe flamuj kombëtar këkrojnë nga Meta që të shpërndaje parlamentin.

“Kam ardhur nga Gjermania. Sot në orën 9 do të shkoj në Gjermani. Kjo është shpresë e fundit. Ne i besojmë sepse ai vet po e deklaron. “- tha një qytetar.

“Protesta është demokratike dhe mendojmë që Edi Rama ti vërë gishtin kokës dhe të ulet me këmbë në tokë. Unë jam simpatizant i Partisë Demokratike, por sot kam dalë në mbështetje të presidentit.”- tha një protestues.

Çfarë pret nga presidenti: Pres shpërndarjen e parlamentit!