“Mezi po pres të shfaqet koronavirusi në Shqipëri”, ja çfarë thotë sot zyrtarja e deklaratës shokuese

Një javë më parë deklaroi se, “mezi po pres të shfaqet koronavirusi në Shqipëri”, sot zyrt zyrtarja e lartë e ISHP, Areti Beruka sot këshillon: Nëse keni këto simptoma telefononi 127!

Përgjegjëse e Inspektimit në ISHP, Areti Beruka tha se, vetëkarantinimit i janë nënshtruar 14 persona, të cilët kanë pasur kontakte me babë e bir të konfirmuar të infektuar.

“Ata janë dy persona të konfirmuar me Covid-19 dhe aktualisht ndodhen në spital. Kurse 14 persona të tjerë janë vetëkarantinuar. Kur ne rekomandojmë që duhet të vetëkarantinohen, duhet ta bësh këtë për veten dhe familjen tënde, dhe duhet të evitosh kontaktet me personat e tjerë, këtu përfshihen edhe daljet në vende masive. Karantina do të thotë izolim, por jo detyrimisht quhesh i sëmurë. Në vazhdimësi të kësaj komiteti i ekpertëve ka marrë disa nisma, siç është; Mbyllja e fluturimeve me Italine veriore; mbylljen e qendrave të mëdha. Edhe në stadiume është marrë masa që ndeshjet të bëhen pa tifozë. Është një masë në dobi të ruajtjes së shëndetit të popullatës”, tha Beruka.

E pyetur nëse është bërë i mundur gjurmimi i kontakteve që këta persona kanë pasur, Beruka tha se pikërisht 14 personat e vetëkarantinuar, janë kontaktet e babë e bir të prekur me Covid-19.

“14 persona kanë qenë persona të kontaktit, me babë e bir të prekur me Covid-19. Dhe dua tju bëj me dije që vonesa e Italisë për të kapur personin zero, nuk na kapi të papërgatitur, por e gjetëm menjëherë. Periudha e inkubacionit është 14 ditë minimalisht. Në rast se një person shprehet se ka kollë të thatë, dhimbje koke, dhe që ka lidhje me personin të konfirmuar me Covid-19 duhet të kontaktojë direkt me numrin 127 për të bërë triazhin”, tha ajo.

Beruka tha ndër të tjera se është bërë edhe dezinfektimi i ambienteve që kanë përdorur babë e bir.

“Ambienti ku dy personat e sëmurë kanë frekuentuar, një bar-kafe, është dezinfektuar nga struktura e bashkisë në prezencë të ISHP. Kjo për të minimizuar efektin në rast të këtij virusi”.

Specialistja e ISHP-së ka komentuar ndërkohë edhe deklaratën për media të dhënë nga dy të infektuarit, të cilët janë shprehur se në spital mungojnë kushtet dhe se është ftohtë.

“Spitali Infektiv nuk është hotel me pesë yje, në Dubai dhe është i certifikuar nga të gjitha strukturat për ta quajtur ambient me strukturat dhe aparaturat e nevojshme për të trajtuar këta të sëmurë. Ne nuk po i çojmë në plazh, por në spital për të trajtuar sëmundjen që kanë. Dhe ky spital i ka kapacitetet”.