Meta takon zyrtarin e OBSH: Të zbatohen me rigorozitet protokollet shëndetësore

Kreu i shtetit, Ilir Meta, publikoi një njoftim nga takimi me drejtorin e zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Raul Gonzalez.

Sërish, Meta bëri thirrje për kujdes, por tha se nuk ka vend për panik.

“Një bisedë konstruktive me Drejtorin e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Dr.Raul Gonzalez, lidhur me masat mbrojtëse të marra nga institucionet tona shtetërore për përballimin me pasoja sa më të lehta të coronavirusit.

Nuk ka vend për panik, por kujdesi duhet të jetë maksimal nga çdo qytetar!

Është i domosdoshëm zbatimi me rigorozitet i protokollove shëndetësore dhe i këshillave të stafeve mjekësore nga të gjithë!

SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!” shkruan Meta.