Me rëndësi/ Ky është ilaçi i vetëm që deri më tani lufton koronavirusin

Koronavirusi ka përfshirë mbi 100 territore të tjera nëpër botë jashtë Kinës, duke përhapur panik për të gjithë banorët, sepse ende nuk ka një njoftim nga ekspertët për krijimin e vaksinës që lufton këtë virus vdekjeprurës.

 

Ndërkohë nga shumë ekspertë të shëndetësisë është deklaruar se ilaçi kundër Ebolës është një ndër medikamentet më efektive për trajtimin e koronavirusit.

 

Gjithashtu së fundmi ky lajm është konfirmuar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke marrë shkas nga përmirësimi që pacientët e prekur ndjenë pas përdorimit të “Remdesivir”.

 

Ky ilaç “Remdesivir”,  i prodhuar nga kompania amerikane “Gilead Science” ka dhënë më shumë efekt sesa kundër HIV-it. Në këtë mënyrë Remdesivir është ilaçi më efektiv. Ky është një ilaç eksperimental i zhvilluar për të luftuar virusin Ebola.

 

“Tani ekziston vetëm një ilaç që ne mendojmë se mund të ketë efikasitet kundër koronavirusit dhe ne mendojmë se është Remdesiviri.”- deklaroi në Pekin ndihmësi i drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së Bruce Aylward.

 

Ndërkohë kompania prodhuese “Gilead” ka nisur bashkëpunimin me autoritetet shëndetësore kineze prej muajit janar, duke testuar pacientët me koronavirus. Edhe Instituti Amerikan i Shëndetit në SHBA (NIH) ka bërë me dije se Remdesivir mund të parandalonte koronavirusin edhe tek majmunët.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Ky ilaç lehtëson sistemin e frymëmarrjes dhe funksionimin e mushkërive. Të paktën tek kafshët e infektuara, Remdesivir përmirësoi ndjeshëm gjendjen shëndetësore të tyre.