Mbyllja e shkollave, Basha: Shteti duhet të paguajë njërin nga prindrit që do kujdeset për fëmijët

Basha

Pas vendimit për mbylljen shkollave, çerdheve dhe kopshteve nga qeveria për shkak të koronavirusit, ka reaguar edhe kreu i PD, Lulzim Basha.

Basha shkruan në reagimin e tij se, shteti duhet të paguajë prindin që do të kujdeset për fëmijët.

Reagimi i kryetarit Basha

Pas vendimit për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, duhet që shteti të paguajë apo kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që çerdhet, kopshtet dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura.

auto Screenshot 31583769542