Mbyllen baret e restorantet për më shumë se tre javë, falimentim për biznesin, mijëra pa paga

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhënë urdhër që të ndalohen një sërë aktivitetesh biznesi në mbarë vendin.

Urdhëri më i ri konsiston në mbylljen e bareve dhe restoranteve në të gjithë vendin, deri më datën 3 prill 2020.

Këto masa merren me qëllim përshkallëzimin e masave për sa i përket përballjes me pandeminë e koronavirusit.
Ndërkohë, është vendosur që përjashtim do të bëjnë disa kategori ku përfshihen shërbimi në banesë por konform rregullave higjenike, shërbimi vetëm për qytetarët e akomoduar ndërsa ndalohet shërbimi për qytetarët që nuk janë klientë.

Urdhëri mban firmën e Ministres, Ogerta Manastirliu.
Kujtojmë se një vendim i tillë ishte marrë më herët ndaj bizneseve në zonat me rrisk të lartë dhe ku janë shfaqur rastet e personave të prekur nga koronavirusi si dhe Tirana, Durrësi.

Ndërsa kjo është një masë drastike për kushtet e krijuara nga papërgjegjshmëria e qeverisë që nuk bllokoi lëvizjen nga Italia, pasojat e saj do ti vuajnë qytetarët. Mbyllja thuajse pa afat e bareve dhe restoranteve do të sjellë falimentim për shumë prej tyre.

Ana tjetër e këtij vendimi që nuk shoqërohet me ansjë masë lehtësuese për bizneset është se mijëra të punësuar në këto bare dhe restorante që si të ardhura kanë vetëm pagat e tyre do të hidhen në rrugë pa asnjë mbështetje. Jemi në një situatë të jashtëzakonshme, por kreu i qeverisë po sillet si kreu I një bande pengmarrëse.

Ai nuk ndalon qindramilionë euro për oligarkët e koncesioneve për të ndarë një pjesë të vogël prej tyre për këtë krizë të rëndë që po u shkakton bizneseve dhe qytetarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here