Mbrojtësi i Juventusit infektohet me koronavirus, ja çfarë shkruan…

Mbrojtësi i Juventusit i infektuar me koronavirus, Daniele Rugani, shkroi në llogarinë e tij në Twitter për t’iu treguar ndjekësve të tij se po ndihet mirë dhe kërkoi që të gjithë t’i respektojnë rregullat e vendosura nga autoritetet përgjegjëse.

Daniele Rugani doli pozitivi në testin për virusin Covid-19, përkundër që nuk ka shfaqur ende asnjë simptomë. Këtë lajm e konfirmoi vetë Juventusi të mërkurën, transmeton Gazeta Express.

25-vjeçari u konfirmua se është infektuar me koronavirus pasi ishte në stol për ndeshjen e Juventusit kundër Interit të fundjavës, ndërsa vetëm gjashtë ditë para se Juventusi ishte i supozuar të luajë kundër Lyonit në ndeshjen kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.

“Ju me siguri i keni lexuar lajmet dhe për këtë arsye unë dua t’i sigurojë të gjithë ata që janë të shqetësuar për mua se unë jam mirë”, shkroi Rugani në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Twitter.

“Unë i inkurajoj të gjithë t’i respektojnë rregullat sepse virusi nuk bën dallime! Bëjeni për vete, për të dashurit dhe për të gjithë ata përreth vetes #faleminderit”.

Asnjë vend jashtë Kinës nuk është ndikuar më shumë sesa koronavirusi sesa Italia. Virusi fillimisht u shfaq në regjionin Wuhan në Kinë, në dhjetor të vitit të kaluar, por të mërkurën u shpall pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Italia është përgjigjur ndaj përhapjes të këtij virusi duke e vendosur të gjithë vendin në karantinë, përmes një dekreti të qeverisë, dhe i ka suspenduar të gjitha eventet sportive deri më 3 prill.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Italia i ka më shumë se 12 mijë raste të konfirmuara të koronavirusi dhe mbi 800 persona të vdekur.

ES3kzTmUcAAAj8b