Mbi 5 mjekë në vetëkarantinë, morën virus nga pacientët se nuk kishin masa mbrojtëse

73 vjeçarja, e cila ishte rasti i parë i prekur nga ky virus ne qytetin e Durrësit, ndërroi jetë ditën e sotme. Por sipas asaj që raporton ish kryeministri Sali Berisha, për shkak të saj edhe 8 punonjës të Spitalit të Durrësit, që i kanë shërbyer viktimës, janë infektuar me Koronavirus.

Sipas qytetarit digjital, edhe pse rezultatet e analizave dihen tashmë, askush nuk flet.

Pasojat kriminale të qëndrimeve të Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnisë!

-8 punonjës në spitalin e Durrësit, nga personeli që i shërbyen të sëmurës që vdiq, dalin të infektuar me Koronavirus!

Kjo mbahet sekret nga Edvin Çekapi dhe Edvin Mafia! Krim i shëmtuar!

Denoj me ashpersine me te madhe qendrimet e papergjegjshme dhe kriminale te Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnise ndaj rastit qe nderroi jete ne Durres, te cilin vetem pas tre ditesh vendosen ta transportojne por ajo vdiq rruges.

Duke shprehur ngushellimet e mia familjes shtoj se qendrimi ndaj rastit mund te kete pasoja potenciale per perhapje ne progresion gjeometrik te epidemise ne qytetin e Durresit.

Shpreh mbeshtetjen dhe solidaritetin tim te plote me personelin shendetesor, mjeke, infermiere, sanitare qe punon sot ne kushtet me te veshtira te nje çorganizimi te organizuar pa mjetet me minimale te mbrojtjes per tu perballur me epidemine e koronavirusit. 

Paralajmeroj ata “specialiste” qe behen ne media zedhenes te manipulimeve  dhe mashtrimeve te Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnise se po shkelmojne mbi prefesionin e tyre, betimin e mjekut dhe kryejne nje krim te rende penal, moral dhe profesional me pasoja shume te renda per shoqerine.

Ju uroj sherim te semureve me koronavirus dhe ju  bej thirrje qytetareve te zbatojne me rigorozitet dhe jashte çdo paniku te gjitha regullat e OBSH te bera publike  te OBSH ne mediat e vendit“.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”

“Miredita Doktor,uroj te jeni te gjithe mire!!

Nga dje ne spitalin e Durresit futen nen observacion 30 nder mjeke,infermiere e sanitare qe kane sherbyer ne repartin e pacientes 73 vjecare qe vdiq sot me korona,dhe nga keta kane dale 8 pozitive sot,por asnje nuk flet,ne keto kushte spitali Durresit duhet te izolohet sepse perhapja do jete e njejete me ate te Codognos ne Itali.Ju pershendes e zoti na ruajte”.

73 vjeçarja ishte paraqitur në spital dhe nuk u ka treguar mjekëve se ishte kthyer nga Italia. Ajo fillimisht është trajtuar për pneumoni dhe është zbuluar se kishte Koronavirus pas bërjes së testit.

Para se të paraqitej në spital, gruaja ka qenë në një ceremoni mortore ku ka takuar edhe persona të tjerë.