Mbani frikën brenda caqeve të nevojshme….

Hasan BELLO

Mendoj se situata ne vendin tone ndryshe nga vendi fqinje, nuk eshte situate lufte dhe gjendja e jashtzakonshme e kerkuar nga ndonje i shqetesuar, nuk ka asnje precedent juridik, mjeksore apo logjik per tu shpallur.

Alarmi eshte i drejte, por jo ne propocion me rrezikun e nje virusi, qe keni per ta pare, nuk ka per te shkaktuar as cerekun e viktimave te aksidenteve te cdo viti. Ka nje dimension social-psikologjik dhe kjo situate, e cila kur te kaloje duhet studiuar mire se si duhet vepruar here tjeter.

Shqiperia ka kaluar epidemi shume here me te renda se kjo, me njerez qe vdisnin si pikat e shiut nga kolera, malaria etj., pa hyre ne diskutime qe edhe sot kemi te semure qe duhet te na vije turp qe i neglizhojme, sepse kane nevoja me akute.

Per mendimin tim frika nuk eshte ne propocion te drejte me shkallen e vdekshmerise se ketij virusi. Cdo gje ka nje matematike. Me thoni sa eshte numri i perdoruesve te droges dhe propabiliteti qe ata te vdesin nese vazhdojne keshtu?

Sa eshte numri i aksidenteve me pasoje vdekjen? Sa eshte numri i te semureve me kancer dhe si i trajtojme ato ne dyet e onkologjikut? Po me semundjet kardiake? Pastaj ka nje perceptim sikur te semuret me Covid 19 jane me nje semundje teper te rrezikshme e te pasherueshme, duke i bere ata qe e mbartin te kene komplekse dhe te mos paraqiten per mjekim ose konsulte. Kjo e ben situaten me te rrezikshme.

Jo! Ky virus nuk eshte me i rrezikshem se kanceri, aksidentet, perdorimi i droges etj…pa folur per injorancen, korrupsionin dhe te tjera poshtersi me te cilat shoqeria shqiptare e ka humbur prej kohesh betejen.

Mbani friken brenda caqeve te nevojshme…sebepe ka shume, vdekje ka nje!