Masat shtërnguese janë të pamjaftueshme nëse nuk ka një depestim shumëfish më të madh të popullsisë

PhD Ilir PECNIKAJ

Një lajm shumë i mirë sot, shërimi i dy pacientëve të parë me COVID-19. Po të doni e quajmë edhe mrrekulli, dhe pse nuk është e tillë, por është një punë e përkushtuar, dhe pse në kushte mjaft të vështira, e mjekëve.

Përveçse një urimi për të gjithë ata që janë të sëmurë, që të shërohen sa më pare, nuk po ndalem më gjatë në këtë pikë.

Sot po ashtu mësuam që numri i të prekurve është “vetëm 76” (arritje e qeverisë kjo).
Sa e vërtetë është që në Shqipëri të kemi vetëm 76 të infektuar?

Në të gjithë vendin, gjatë kësaj jave (15-21/03/2020) janë bërë vetëm 273 tampone (analiza),
data 15 16 17 18 19 20 21 shuma
tampone 27 31 42 60 46 35 32 273

Ky është ritmi i depistimit të popullsisë në javën kur kryefjala e OBSH ka qënë “test, test, test sa më shumë test”. Pra në një javë janë bërë 273 tampone, ose 778 të tillë në 2 muajt e fundit, nga ku kemi 76 vetë gjithsej, të infektuar. E thënë ndryshe janë depistuar 2.6 banor për cdo 10.000 banor. Për cdo lloj statistike këto shifra janë të papërfillëshme për një popullat rreth 3 milion banorë, dhe si të tilla nuk mund të merren për bazë.

Pse ndodh ky depistim kaq i ngadaltë i popullatës?

A nuk u tha se kapaciteti laboratorik ishte 200-300 analiza në ditë, të cilat edhe aq janë shumë pak për hir të së vërtetës?!

Nuk kemi asnjë lloj transparence nga MSH as nga shtabi i Surrelit.

Siç duket edhe nga tenderi i fundit i bërë në kushte emergjente nga MSH, ku janë kërkuar që të blihen vetëm 4000 copë tampone (tender i datës 19/03/2020), do të thotë se mungojnë tamponet, pra ISHP është në krizë për tampone dhe nëse, për shkaqe të dukshme e reale (situatë nderkombëtare e tanishme), ky tender nuk realizohet do të thotë se ditët në vijim, ISHP nuk do ta ketë të mundur të realizoj as një sasi kaq mimimale me analiza. Pra në Shqipëri do i krijohet një ambjent fertile për COVID-18 që të shpërndahet nga cdo lloj drejtimi pa arritur ta marrim vesh se cfarë po ndodh.

Kjo situatë e tanishme i ngjan atij cunamit, i cili kur është në tërheqje nuk duket i frikshëm, por sa më shumë të tërhiqet aq më e madhe është goditja e këtij….

Në qoftë se krahasojmë tërheqjen e ujit të cunamit me përhapjen e tanishme pa depestim të COVID-19, mund të marrim parasysh fatkeqësinë që do ndodhi tek ne.

Kjo është globalisht një situate shumë e vështirë, dhe po shikojmë se si shtete të BE, Angli, Kanada, USA etj, po e përballojnë jashtë mase vështirë, për të cilën as ato nuk janë të sigurta se do ia dalin.

Fatkeqësisht e vetmja gjë që na ka ngelur është shpresa. A jetohet me shpresë në kushte të tilla?

Po të jetojmë me shpresën se nuk do ndodhi asgjë, atëherë pse qeveria po mundohet të na “burgosë” me dhunë, saqë sot kërcënon se do përdor edhe gazin lotësjellës?!

Qeveria, ndoshta nuk e di se pjesa më e madhe e personave që nuk respektojnë kushtet e vëna, janë një shtresë e cila lufton mes jetës dhe vdekjes, për një kafshatë bukë, dhe një shtresë e tillë nuk mendon kurrë se një virus mund ta dëmtoj më shumë se sa barku bosh, se sa COVID-19 më shumë se sa qeveria e rilindjës”. Nuk ju bëjnë përshtypje as COVID-19, as virusi i Surrelit, as gazi lotësjellës e aq më pak propoganda e ç’frenuar e një qeverie pa frena e cila në një shpejtësi të pa kontrolluar po na tërheq në greminë të gjithëve.

Flitet shumë…PO PËRHAPET PANIK…

Kur nxirrën në pah të pa thëna ose gënjeshtra, aq më tepër kur këto gënjeshtra dalin nga propaganda qeveritare për të mbuluar dështimet e saj, atëherë ky nuk është panik, ky është thjeshtë ndërgjegjësim dhe transparencë.

Panikun më të madh po përhap qeveria e cila nuk ka asnjë lloj transparence me perjashtim të kërcënimeve me tanke, mitroloz e gaz lotësjellës.

Po e mbyll me një thirrje për qeverinë, e cila i ngjanë më shumë një ulërime. Merrni masa për një depestim sa më të shpejtë të popullsisë, sepse masat e marra, si shtetrrethimi, vetizolimi, karantinimi etj, nuk kanë asnjë vlerë, nëse nuk ndërtohet një hartë epidemiologjike e cila bëhet vetëm me testim, testim, testim.

Mos bërja sa më parë e hartes epedimiologjike të COVID-19, dhe kufizimi i zonave të nxehta, do ta bëj shtetrrethimin një kalvar i cili jo vetëm nuk do mbaroj pas dy javësh, por do jetë shumë e largët dita e mbarimit të tij dhe dëmet do të jenë të pallogaritëshme si në njerëz dhe në ekonomi.