Lajmi i mirë, zbulohet vaksina kundër virusit në Londër dhe testohet suksesshëm

Shkencëtarët besojnë se janë pranë zbulimit të vaksinës për covid-19.
Hulumtuesit në Imperial College London thonë se ata tashmë kanë rezultuar të suksesshëm me trajtimin te minjtë dhe në qershor mund të fillojë testimi te njerëzit.

Megjithatë do të duhej një vit që vaksina të hynte në përdorim te pacientët.
“Kam marrë rezultatet një muaj pas injektimit të vaksinës te minjtë dhe ajo vërtetë ka funksionuar “, tha, Paul McKay.

Ekipi aktualisht po punon me shkencëtarët në Paris që të përcaktojë efektin e vaksinës tek majmunët.
3 persona janë konfirmuar të infektuar me koronavirus në Kosovë.

Ndërkohë në mbarë botën që nga nëntori i vitit të kaluar kur virusi u shfaq në Kinë janë infekstuar 153.531 persona, prej tyre 72. 587 janë shërnuar derisa kanë vdekur 5.789 të tjerë.

Shkencëtarët në Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar paralelisht se Vaksina e koronavirusit tek njerëzit do të provohet brenda pak ditësh,

Del edhe kura më e shpejtë

Daily Mail në Londër raporton se janë kryer testime tek kafshët dhe tani tek vullnetarët e shëndoshë dhe më pas tek pacientë të tjerë për të vërtetuar sa efektivë është kjo vaksinë.

Ky është lajmi më i mirë i ditëve të fundit sa i përket koronavirusit. Shkencëtarët thonë se vaksina mund të testohet tek njerëzit në muajin qershor pasi të marrin rezultate nga minjtë.

Kompania amerikane Moderna me seli në Boston, Massachusetts, thotë se ka krijuar një kurë më të shpejtë për ti dhënë sa më shpejt fund pandemisë së koronavirusit që ka marrë mbi 5 mijë e 500 jetë dhe ka infektuar më shumë se 149 mijë persona në mbarë botën.

Prototipi i vaksinës në SHBA po financohet nga Koalicioni për Inovacione të Përgatitjes Epidemike, nën drejtimin e mjekes së fondacionit Melanie Saville.

Hulumtimet amerikane që drejtojnë luftën kundër virusit vdekjeprurës pranojnë se shpresat e miliona vaksinave mund të dalin brenda një viti.

Por studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar, të udhëhequr nga kreu i Infeksionit Mukozal dhe Imunitetit, Dr Robin Shattock, thanë se ata kanë studiuar me sukses një vaksinë tek minjtë dhe janë me shpresë se mund të jetë gati për njerëzit deri në qershor.