Ky është ilaçi japonez që lufton koronavirusin

Në një kohë kur ende nuk ka një trajtim specifik mjekësor apo vaksinë ndaj Covid-19, autoritetet mjekësore në Kinë deklaruan së fundmi se një ilaç i përdorur në Japoni për të trajtuar llojet e reja të gripit duket se rezulton efektiv ndaj pacientëve me koronavirus.

Lajmi u përcoll për publikun të mërkurën, nga mbarë mediat japoneze.

LEXO EDHE:
Virologu gjerman: Kemi zbuluar një simptomë të re të koronavirusit
Zhang Xinmin, një zyrtar në ministrinë e Shkencës dhe Teknologjisë në Kinë, tha se favipiravir, prodhuar nga kompania Fujifilm, kishte sjellë rezultate inkurajuese gjatë provave në klinikat në Wuhan dhe Shenzhen, ndaj 340 pacientëve, raporton TCH.

“Gëzon një shkallë të lartë sigurie dhe shfaq efektivitet në trajtim,” u tha Zhang gazetarëve.

Pacientët të cilëve u është dhënë ilaçi në Shenzhen janë kthyer në negativë për virusin, brenda 4 ditëve, ndryshe nga pjesa tjetër që nuk u trajtua me ilaçin në fjalë (për ata u deshën 1 ditë). Për më tepër, rrezet X konfirmuan përmirësim në gjendjen e mushkërive te rreth 91% e pacientëve që ishin trajtuar me favipiravir, krahasuar me të tjerët.

Kompania Fujifilm Toyama Chemical, e cila zhvilloi ilaçin – i njohur gjithashtu si Avigan – në vitin 2014, nuk ka pranuar të komentojë mbi pretendimet në fjalë. Aksionet në firmë u rritën të mërkurën, fill pas komenteve të Zhang.

Mjekët në Japoni po e përdorin të njëjtin ilaç në studimet klinike mbi pacientët me koronavirus me simptoma të butë ose të moderuara, duke shpresuar se do të parandalojë që virusi të shumohet në pacientë. Por një burim japonez i Ministrisë së Shëndetësisë tha se ilaçi nuk ishte aq efektiv tek njerëzit me simptoma më të rënda.

“Ne i kemi dhënë Avigan 70 deri në 80 njerëz, por duket se nuk funksionon aq mirë kur virusi tashmë është shumuar,” tha burimi për Mainichi Shimbun.

Të njëjtat kufizime ishin identifikuar në studimet që përfshijnë pacientët me koronavirus duke përdorur një kombinim të antiretrovirals HIV lopinavir dhe ritonavir, shtoi burimi. Në vitin 2016, qeveria japoneze prodhoi një sasi të lartë favipiravir si një ndihmë urgjente për të luftuar shpërthimin e virusit Ebola në Guinea. Favipiravir do të kishte nevojë për miratimin e qeverisë për përdorim në shkallë të plotë të pacientët Covid-19, pasi fillimisht ishte menduar për trajtimin e gripit.