Kush ka parë opinionin mbrëmë, ka tashmë provën e qartë se qeveria nuk ekziston

300

Nga Ylli Manjani

Në emër të saj merren vendime, madje dhe ligje që shmangin autoritetin e gjykatave dhe të vetë Parlamemtit.

Ministrat as nuk e dinë se ç’kanë vendosur! Kulmi i kulmit!

Shpallja e fatkeqësisë natyrore, zyrtarisht rezulton të jetë e propozuar edhe nga Ministri i Rindërtimit, por edhe Ai u habit kur e mësoi në studion e OPINIONIT!!!

Ç’rëndësi ka pas kësaj se çfarë tha ministri? Qartësisht Ai është anëtar i një qeverie që nuk ekziston. Ndaj ato që ka thënë ‘skanë më asgjë rëndësi, sepse realizimi i tyre nuk varet nga Ai, as nga qeveria ai organ Kushtetues.varen thjesht nga BOSI.

Ndërkohë me këtë lloj “vendimmarrje” është ndryshuar i gjithë regjimi juridik i shtetit, sjellja e publikut dhe reagimi i institucioneve. Në këtë mënyre është anashkaluar Kushtetuta dhe ligjet normative të shtetit.

Pra, vendos vetëm BOSI! Pa proces, pa debat, pa propozim, pa mendim e propozim zyrtar të pjekur dhe pa vendim kolegjial siç kërkon ligji.

Ja ku është prova se si SUNDON Bosi dhe JO LIGJI.

Apo edhe këtë që e bëjnë hapur dhe dhunshëm nuk duhet ta themi se nuk është koha?! Vazhdoni e prisni kohën…

E vërteta është që thuajse kështu ka qenë edhe kur s’kishim virusin, por ky virus e nxorri më dukshëm atë që kemi denoncuar prej kohësh.

Vendi është në dorën e një njeriu të vetëm që jeton gjithnjë e më vetëm…

Na pëlqen apo jo ky është fakt.
Kujt i pëqen ky fakt ia paftë hajrin Enverit të ri!

Personalisht refuzoj ta pranoj si standard qeverisës.