Kurti takohet me Thaçin

Ka nisur takimi mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Albin Kurti.

Kurti lidhur me këtë takim ka njoftuar sot në një konferencë pas mbledhjes së Komisionit për Parandalimin e koronavirusit.

Ndërkohë më herët gjatë ditës, Zyra e Presidentit në një përgjigje për Kohën, ka deklaruar se Thaçi është i gatshëm të takohet sot me Kurtin.

Kurti në konferencë për media bëri të ditur se nuk do t’i shtrengojnë duart me presidenti, për shkak të parandalimit të koronavirusit.

Me të hyrë kryeministri Kurti në objektin e Presidencës, Thaçi i është drejtuar: “Kryeministër, e kemi ba pa durë”.

Kujtojmë se, kërkesa e Kurtit që të takohet me Thaçin ishte që ky i fundit t’i reforohet Kurtit si kryeministër e jo si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndryshe, edhe kryeministri Kurti tha sot se s’do t’ia jap dorën presidentit, si masë ndaj koronavirusit. Kurti kishte vendosur të mos ia jepte dorën as ministrave.