Karantinohen punëtorët e një fabrike çimentoje në Krujë, Alibeaj: Qeveria të dëgjojë apelin e Bashës…

Enkelejd Alibeaj: Qeveria të dëgjojë apelin e Bashës dhe të mbyllë qendrat ku grumbullohen shumë punonjës, të garantojë pagesën e tyre

Media raporton se 17 punëtorë të një fabrike çimentoje në Borizanë të Krujës janë vetëkarantinuar, pas frikës se mund të jenë infektuar me koronavirus, për shkak se dy punonjës të saj kanë rezultuar pozitiv.

Ky është një tjetër shembull që ulëret për mbylljen e të gjitha fabrikave, fasonerive, call centers apo biznesve që kanë një numër të lartë punonjësish.

Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha prej javësh apelon Qeverinë që ta marrë këtë masë, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të rreth 70 mijë punonjëve, por Edi Rama vijon të sillet me papërgjegjshmëri.

Është e njëjta papërgjegjshmëri që tregoi edhe me vonesën 1 mujore me pajisjen me mjete mbrojtëse të stafeve shëndetësore. Sot, kjo vonesë na ka kushtuar dhjetra mjekë e infermierë të infektuar.

Qeveria duhet të veprojë pa asnjë vonesë. Të mbyllë qendrat ku grumbullohen shumë punonjës, të garantojë pagesën e tyre.

Papërgjegjshmëria dhe vonesat në këtë situatë kushtojnë jetë!

3 12

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here