Koronavirusi/ Vetëizolohet Rama!

Rama ka dalë në një video live nga kryeministria, që sipas të cilit, sot në masën më të madhe është e boshatisur, për shkak se punonjësit po punojnë nga shtëpia.

Rama tha se, të gjithë personat që kanë ardhur nga Italia duhet të vetëkarantinohen, në të kundërt do të përballen me një gjobë prej 5 mijë eurosh.

Kryeminsitri tha se nga nesër do të dalë në rrugë policia dhe policia ushtarake, në mënyrë që të vëshgojë këdo që thyen masën e vetëkarantinimit.

Rama tha se koronavirusi është një armik që luftohet me qetësi, dhe me zbatimin e të gjitha rregullave.

“Një ditë e zakonshme pune që duket si e dielë në këtë godinë që jemi mësuar të punojmë pa pushim dhe pa orar, shumica sot punojnë nga shtëpia. Me urdhër nga Vali, që është eksperte e shëndetit publik, të cilën kam fatin ta kem në krah, për mua nuk ka më dalje jashtë zyre, asnjë kontakt më shumë se dy metra, ka kërkuar nga unë që ti ruhem puthjes nga koronavirusi. Kjo është një gjendje e çuditshme, por duhet të ruhemi që të mos bëhemi përçues të të afërmit”, u shpreh Rama.