Koronavirusi, policët përfundojnë në karantinë pasi arrestojnë shqiptarin

Nëntë oficerë policie në Belgjikë përfunduan në karantinë në qytetin Grimberg.

Rreth orës nëntë, të nëntë oficerët nisën karantinën pas një aksioni te një plantacion kanabisi në Strombeeg-Bever, raporton gazeta belge HLN.

Ata arrestuan tre shqiptarë. Por njëri u tha se sapo ishte kthyer nga Italia dhe se ishte ftohur. Kaq u desh dhe oficerët vendosën që të futen në karantinë në zyrën e komisionarit.

Shqiptarit iu bënë analizat dhe rezultoi i paprekur nga koronavirusi. Oficerët dolën nga karantina të çliruar. Tre shqiptarët janë në qeli.