Të shtëna me armë në Fier, një i plagosur  

Një ngjarje e rëndë u shënua në mbrëmje në lagjen ’11 janari’ në Fier, ku një person mbeti i plagosur me armë zjarri.

Sipas policisë, konflikti ka qenë i çastit midis dy personave.

Gjatë këtij konflikti i plagosur në këmbë ka mbetur shtetasi Marjus Rrapushi, 35 vjeç, banues në Fier.

Rrapushi mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal Fier.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 17:30,  në lagjen “11 Janari”, pas një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi M. Rr, 35 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal Fier.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar  dhe po punon për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.